Aleksander Vuçiq e ka informuar partinë e tij se do të japë dorëheqje

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 09:03
Aleksander Vuçiq e ka informuar partinë e tij se do të japë dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mbledhjen e mbrëmshme të partisë ka njoftuar se do të japë dorëheqje, kështu ka deklaruar kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS të Vuçiqit, Darko Glishiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka pretenduar Glishiq.

Vuçiq do t’i drejtohet publikut sot në orën 20:00.

Vuçiq do të informojë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me “pesëshen” ndërkombëtare, që u mbajt të premten.

(Kosova Sot Online)