Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një person dhe lëndohet një tjetër

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 10:07
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një person dhe lëndohet një tjetër

Një aksidemt trafiku ka ndodhur dje me fatalitet në Prizren, ku një person ka vdekur dhe një person tjetër është lënduar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Shoferi përderisa ishte duke vozitur ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë trupi i viktimës ëdhtë dërguar në IML për obduksion.

Kurse, i dyshuari është arrestuar.

“Prizren 22.01.2023-04:55. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)