Takohen Fajon e Lajçak, diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 11:13
Takohen Fajon e Lajçak, diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online".

Fajon dhe Lajçak kanë biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë.

“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e vizitave të fundit të diplomatës Fajon në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.

(Kosova Sot Online)