Prindërit i denoncuan të zhdukura, tre të miturat gjenden në këtë vend

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 12:55
Prindërit i denoncuan të zhdukura, tre të miturat gjenden në këtë vend

Janë denoncuar tre vajza të zhdukura në policinë e Dibrës, pas humbjes së kontakteve me familjarët e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije se denoncimi u bë nga prindërit e tyre të cilët kishin deklaruar se vajzat ishin larguar pa adresë nga shtëpia.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

Njoftimi:

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30, në Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

(Kosova Sot Online)