Vërshimet në Skenderaj, hapet fondi emergjent për donacione

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 14:34
Vërshimet në Skenderaj, hapet fondi emergjent për donacione

Si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut para disa ditëve, Skenderaj është një prej komunave më të prekura nga vërshimet dhe përmbytjet, raporton “Kosova Sot Online”.

Këto vërshime kanë shkaktuar dëme të mëdha material.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar të dhënat e fondit emergjent.

Nura ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundesi të ndihmojn përmes mjeteve financiare, për të grumbulluar paratë që do të vihen në dispozicion komunës, për kompensim të dëmeve materiale.

“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Të dashur përfaqësues të biznesve,

Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.

(Kosova Sot Online)