Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur, arrestohet 45 vjeçari

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 15:24
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur, arrestohet 45 vjeçari

Në Fier është arrestuar një 45 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)