Lajçak nis takime me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 19:27
Lajçak nis takime me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Sot takime me përfaqësues të disa shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka zhvilluar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Lajçak ka përmendur rëndësinë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e ka për stabilitetin rajonal.

Në opinionin kosovar, serb dhe atë evropian po përmendet mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Vizitat e diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë dhe Beograd janë shpeshtuar kohëve të fundit.


Lajçak u takua me José Manuel Albares, përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës të cilin e informoi për raportet Kosovës-Serbi e që referuar tyre thotë se janë në një moment kritik.

U takova sot me ?? FM @jmalbares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së. Mirësi”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


(Kosova Sot Online)