Për çështjen e Asociacionit Ambasada e SHBA-së i fton partitë politike

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 20:47
Për çështjen e Asociacionit Ambasada e SHBA-së i fton partitë politike

Në një diskutim të përbashkët, iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, më 31 janar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar partitë politike,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temë diskutimi e këtij takimi do të jetë çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


“Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejtë nga aksionarë të ndryshëm për përkushtimin ndaj Asociacionit, në përkrahje të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi duke organizuar këtë diskutim në përputhje me synimet tona afatgjate për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe si reflektim për miqësinë tonë të kamotshme dhe përkrahjen për qytetarët e Kosovës. Ngjarja do të mbahet sipas rregullit ‘chatham house’”, thuhet në letër.

Po ashtu, është raportuar se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë. Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


(Kosova Sot Online)