Ramabaja: Ja pse Escobari është duke bërë 'atentat' ndaj demokracisë

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 21:39
Ramabaja: Ja pse Escobari është duke bërë 'atentat' ndaj demokracisë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është duke bërë atentat ndaj “demokracisë së Kosovës”, ka theksuar Sadri Ramabaja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja ka thënë se nuk beson që deklaratat e Escobarit për Asociacionin fërkojnë plotësisht me interesat amerikane.


“Nuk do të doja të besoja që interesat amerikane përputhen plotësisht me këtë që po e thotë Escobari, është çështje që duhet të shkojë tutje”, ka thënë Ramabaja.

Sipas tij populli i Kosovës e ka votuar Albin Kurtin dhe nuk mundet pa u pyetur për Asociacionin.


“Escobari është duke bërë atentat ndaj demokracisë, sepse të thuhet se kryeministri i votuar nuk duhet të pyetet”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)