E trishtë: Vdes pas një sëmundje të rëndë polici i Kosovës

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 11:57
E trishtë: Vdes pas një sëmundje të rëndë polici i Kosovës

Ka vdekur oficeri i Policisë së Kosovës dhe veterani i UÇK-së, Latif Daka, pas një sëmundje të rëndë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Famlijarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e mërkurë) në ora 14:00, në fshatin e lindjes, Vërshecë, të Suharekës.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e çmoi e dha për të! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e familjes.

(Kosova Sot Online)