Gërvalla: Asociacioni ka vdekur, nuk mund të ringjallet

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 13:01
Gërvalla: Asociacioni ka vdekur, nuk mund të ringjallet

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, është deklaruar për herë të parë për Asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se ky propozim ka vdekur dhe se kjo gjë nuk mund të ringjallet përseri.

“Beogradi flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos formohej. Teksa folim me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se ky duhet të jetë një formacion që i jep të drejta komunitetit serb, por nuk shoh ndonjë të drejtë që kushtetuta nuk iu garanton”, ka deklaruar ndër të tjera shefja e diplomacisë kosovare për mediumin estonez ‘ERR’.

“Nëse flasim për pushtetin ekzekutiv, shembulli më i mirë është Bosnja dhe Hercegovina, ku ata ngritën një mekanizëm, duke i dhënë një kombi një pushtet të tillë ekzekutiv që shteti të mos funksionojë më. Ne nuk do të bëjmë diçka të tillë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)