Urdhërohet që Dardan Krivaçës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 13:43
Urdhërohet që Dardan Krivaçës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, ka parashtruar një kërkesë që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike,pasi mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar këtë kërkesë të avokatit mbrojtës të Krivaqës.

“Është e rëndësishme që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim i tillë për të parë gjendjen psikiatrike të Krivaqës, për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike”, ka thënë avokati Salihu.

(Kosova Sot Online)