Deputetja Bytyqi: Tmerr për besë, rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është kulmi

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 14:06
Deputetja Bytyqi: Tmerr për besë, rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është kulmi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se rritja e çmimit në pronë është “kulmi” e çdo gjëje, raporton “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, qeveria po ndëshkon qytetarin dhe veprimet e saj janë vetëm në dëm të qytetarëve.

Ajo është shprehur e tmerruar lidhur me këtë situatë.

Po ashtu, ajo ka shkruar se “Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin”.

“Qeveria që ndëshkon qytetarin

Rritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.

Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës.

Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin, po e dërrmon atë. Goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre.

Tmerr për besë!”, ka shkruar Bytyqi.

(Kosova Sot Online)