Ish-presidenti i Serbisë: Kosovën e humbëm në vitin 1999

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 14:45
Ish-presidenti i Serbisë: Kosovën e humbëm në vitin 1999

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se shteti i tij i udhëhequr nga A Vuçiçq nuk bëri asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës.

Tadiq ka thënë se duhet gjetur zgjidhja e e poblemit dhe të bëhet një kompromis për gjeneratat që do të vijnë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nëse do ta kisha lënë veriun e Kosovës të shkojë, siç e kanë lejuar Daçiç dhe Vuçiç në marrëveshjen e Brukselit, do ta dobësoja pozicionin negociator. Filozofia ime politike është – ta zgjidhim problemin, të bëjmë një kompromis, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, jo vetëm për qeverinë ekzistuese”, theksoi Tadiç gjatë një interviste në N1.

(Kosova Sot Online)