Dënohet me mbi 21 vjet burg pasi vr*au vëllanë për bagëti

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 15:29
Dënohet me mbi 21 vjet burg pasi vr*au vëllanë për bagëti

Të pandehurin, Januz Gashi, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 21 vjet e gjashtë muaj burg pasi i njëjti më 12 qershor të vitit 2021, kishte privuar nga jeta vëllanë e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç bën të ditur gjykata e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosjeje për bagëti.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Kështu Januz Gashi akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


(Kosova Sot Online)