Ky shtet lëshon alarmin për kushte ekstreme të motit

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 16:20
Ky shtet lëshon alarmin për kushte ekstreme të motit

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit pasi një valë të ftohtit do ta përfshijë përfshin gadishullin korean.

Temperaturat ka gjasa të ulen deri në -30 gradë celsius në rajonet veriore, të cilat janë gjithashtu pjesa më e varfër e vendit, tha transmetuesi shtetëror i radios.

Në zonat bregdetare pritet të ketë edhe erëra të forta, sipas mediave shtetërore.

Edhe Koreja e Jugut ka lëshuar një paralajmërim për valë të ftohta dhe Kina veriore ka përjetuar temperatura rekord të ulëta.

Ndërsa Koreja e Veriut është prekur nga moti ekstrem ose i pafavorshëm njësoj si vendet e tjera, pak dihet për ndikimin e kësaj te njerëzit.


(Kosova Sot Online)