Krasniqi: Ismail Qemaili ishte liberali i parë shqiptar

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 16:44
Krasniqi: Ismail Qemaili ishte liberali i parë shqiptar

Themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Qemaili, e  ka përkujtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Krasniqi thotë se Qemaili ishte liberali i parë duke thënë se këto ide qëndrojnë në vizionin e PDK-së.
“Sot mbushen 104 vjet nga vdekja e atit themelues të shtetit shqiptar dhe udhëheqësit të Rilindjes Kombëtare, shqiptarit të madh Ismail Qemalit. Prandaj, përkulemi me nderim e mirënjohje të thellë ndaj tij për kontributin e pallogaritshëm që ka dhënë si udheheqës i Rilindjes Kombëtare dhe si frymëzues i brezave të njëpasnjëshëm të veprimtarëve që kanë luftuar për lirinë e pavarësinë e popullit shqiptar në çdo kohë e krahinë të trojeve tona autoktone”.

“Ismail Qemali mund të konsiderohet jo vetëm si politikani i parë shqiptar që ka përqafuar dhe promovuar liberalizmin, por ka qenë edhe ndër të parët liberalë të shquar në Perandorinë Osmane, që kur themeloi gazetën e parë liberale, “Medjra-Efkiar”, të cilën e botonte në Plovdiv, jashtë kufijve të perandorisë, sepse sulltani e ndaloi botimin e saj në Stamboll për shkak të ideve përparimtare që parashtronte”, ka shkruar Osmani ndër tjerash në Facebook. 

(Kosova Sot Online)