Kandidat për guvernator në BQK nipi i Besnik Bislimit

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 16:53
Kandidat për guvernator në BQK nipi i Besnik Bislimit

Raportohet se procesi i intervistimit të kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, ka nisur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e kandidatëve është edhe Gëzim Tosuni, nipi i famshëm i Besnik Bislimit, i cili ishte emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, si anëtar për ta monitoruar punën.

Megjithatë, Tosuni në këtë emërim kishte konflikt interesi, pasi ai mbante edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit.

Në mesin e kandidatëve të tjerë është edhe guvernatori aktual, Fehmi Mehmeti.

(Kosova Sot Online)