Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 19:07
Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

Dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, janë arrestuar sot në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Rasti ka ndodhë rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia përmes një komunikate për media njofton se puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:

– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


“Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)