Ambasada amerikane në Kosovë organizon diskutim për Asociacionin

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 19:11
Ambasada amerikane në Kosovë organizon diskutim për Asociacionin

Në një diskutim të përbashkët, iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, më 31 janar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar partitë politike,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temë diskutimi e këtij takimi do të jetë çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një përgjigje zëdhënësi i ambasadës, ka deklaruar të ftuar janë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë dhe diplomatë.


“Më 31 janar, ambasada amerikane do të mbajë një diskutim mbi Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kemi ftuar një grup divers nga liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar mbi këtë pikë”, thuhet në përgjigje.

Qëllim i diskutimit sipas ambasadës, është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për cështjen e Asociacionit.


Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 “Qëllimi ynë është të rrisim mirëkuptimin e ndërsjellë rreth angazhimit e për Asociacionin, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigje.

“Këtë diskutim e organizojmë në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për ta avancuar integrimin e Kosovës në Evropë dhe struktura euro-atlantike dhe si si një refleksion i miqësisë sonë të gjaë dhe në mbështetje të popullit të Kosovës”, thuhet në fund. 


Po ashtu, është raportuar se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë. Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

(Kosova Sot Online)