Ja pse Lajçak u takua me Daçiqin

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 20:13
Ja pse Lajçak u takua me Daçiqin

Kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, e ka mirëpritur sot në Bruksel emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Lajcak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajcak.


(Kosova Sot Online)