'Të dën'ohen me burg gazetarët që flasin keq për mua'

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 21:39
'Të dën'ohen me burg gazetarët që flasin keq për mua'

Themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner që lufton në Ukrainë, i ka kërkuar Kremlinit të ndalojë raportimet negative të mediave për njerëzit e tij.

Yevgeny Prigozhin ka kërkuar që kodi penal të ndryshohet për ta bërë ‘diskreditimin’ e luftëtarëve të tij të dënueshëm deri në pesë vjet burg.

Ai e bëri këtë kërkesë përmes një letre dërguar Vycheslav Volodin, kryetarit të Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, raporton Skynews, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Volodin, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, po mbron tashmë ndryshimin e kodit penal për të lejuar autoritetet të konfiskojnë pronat dhe asetet e rusëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët fyejnë publikisht Rusinë dhe forcat e saja të armatosura.

Shefi i Wagner-it i kërkoi parlamentit të kriminalizojë çdo veprim ose botim që diskreditonte individë të tillë dhe të shpallte të paligjshme zbulimin publik të së kaluarës së tyre kriminale.

‘Në thelb, njerëzit që janë në pjesët më të rrezikshme të vijës së frontit dhe që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë dhe vdesin për Atdheun, po portretizohen si njerëz të dorës së dytë, duke u hequr atyre të drejtën për të shlyer fajin e tyre para shoqërisë dhe duke minimizuar me vetëdije arritjet e tyre’, shkruante Prigozhin në letër.

Ndryshe, shefat e ushtrisë dhe grupimit famëkeq rusë Wagner ka filluar një grindje se kush po korr suksese në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)