Ja si mjekët nga Kosova shikojnë Big Brother VIP në orar të punës

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 21:53
Ja si mjekët nga Kosova shikojnë Big Brother VIP në orar të punës

Mjekët nga Kosova shikojnë Big Brother Albania në orar të punës

Në Ambulancën Orize në Gjakovë, ka ndodhur një veprim skandaloz nga mjekët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Derisa pacientët kërkonin që të kryenin shërbimet shëndetësore që ofron ambulanca, stafi mjekësor, kujdestar kishin vëmendjen diku tjetër.

Në një video të siguruar, shihet se mjekët kujdestar ishin të zënë duke shikuar Big Brother Vip , duke i lënë pacientët pa shërbime, me dhimbje e duke mos u marr fare me ta.

‘’Jam njeri me social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma, ‘Big Brother’ a sedi çka, edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti.

(Kosova Sot Online)