Borrell reagon pasi Vuçiq jep sinjale

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 22:07
Borrell reagon pasi Vuçiq jep sinjale

Qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili parasheh rrugën përpara në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mirëpritur kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Bruksel.


Borrell i është referuar deklarimit të Vuçiqit para kombit, në të cilin ka thënë se diplomatët e huaj i kanë treguar që nëse ai nuk e pranon planin e BE-së, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik.

Presidenti serb ka thënë, po ashtu, se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është kornizë e re negociuese për Serbinë.

(Kosova Sot Online)