Lajçak në takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 23:03
Lajçak në takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor

Sot një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata, e ka zhvilluar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e tij të shkurtër, Lajçak ka bërë të ditur se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

Përveç Greqisë si vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Lajçak gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe përfaqësues të Spanjës, Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

(Kosova Sot Online)