Murati njofton se Qeveria ua vazhdon shtesat punëtorëve shëndetësore

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 11:38
Murati njofton se Qeveria ua vazhdon shtesat punëtorëve shëndetësore

Punëtorët shëndetësor do të marrin edhe këtë muaj ndarjen e shtesave prej 60 eurosh nga Qeveria e Kosovës, trasnmeton “Kosova Sot Online”

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se po e marrin këtë vendim për të mbuluar hendekun deri në shkurt, kur pritet të ekzekutohen pagat e reja.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët shëndetësorë, marrë parasysh që Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal”, tha ai.

(Kosova Sot Online)