I “zhvati” para duke i thënë se është avokat, arrestohet 54-vjeçari

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 15:37
I “zhvati” para duke i thënë se është avokat, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi me anë të mashtrimit i mori një shtetaseje 1.200.000 lekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga hetimet e bëra dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, duke thënë se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)