Jep dorëheqje nga pozita në Klinikën e Onkologjisë, doktori i njohur

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 15:49
Jep dorëheqje nga pozita në Klinikën e Onkologjisë, doktori i njohur

Nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, ka dhënë dorëheqje sot Dr.Arben Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ShSKUK ka konfirmuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se Bislimi e ka marrë këtë vendim për shkaqe personale.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka konfirmuar SHSKUK.

(Kosova Sot Online)