Identifikohen të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 18:00
Identifikohen të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni

Të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, ka njoftuar Policia e Rajonit të Prizrenit,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, dy prej grave që shihen në fotografinë e publikuar nga Policia janë të dyshuara dhe njëra vetëm dëshimtare.

Ato po dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Nga Stacioni Policor Prizren , janë publikuar fotografitë e personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit. Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)