Hajnat ia vjedhin armën në shtëpi policit të Kosovës

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 20:29
Hajnat ia vjedhin armën në shtëpi policit të Kosovës

Një telefonatë nga kolegu i tyre bëri që patrulla e policisë të zbarkonte në lagjen Hajvalia në kryeqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

Shtëpia e policit që vetë i kontaktoi ishte cak i një vjedhje.


Mësohet se ngjarja ndodhi derisa anëtarët e kësaj familje nuk ndodheshin në shtëpi.

Një ditë pas, nuk u dha më shumë informacion mbi vlerën e gjësendeve që u vodhën.

Por më e rëndësishmja në këtë rast ishte arma zyrtare e policit. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, tash deputeti Rashit Qalaj tregon si trajtohen rastet kur janë të përfshirë vetë policët.

Por a zëvendësohet arma e vjedhur?

Rasti nga organet ndjekëse po trajtohet si vjedhje e rëndë.


(Kosova Sot Online)