Kaq para janë mbledhur në fondin që u hap pas vërshimeve në Skenderaj

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 08:07
Kaq para janë mbledhur në fondin që u hap pas vërshimeve në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur për situatën dhe gjendjen pas vërshimeve të fundit që janë shkaktuar dëme të mëdha në këtë qytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nura ka shtuar se sipas raportit preleminar vera e dëmeve sillet mbi 15 milionë euro.

Kurse, Nura ndër të tjerash ka shtuar se në fondin që u hap pas vërshimeve në Skenderaj, janë mblodhur mbi 100 mijë euro.

“Sipas raportit preliminar të vlerësimeve kemi 400 familje të prekura direkt nga vërshimet, 400 shtëpi të goditura nga vërshimet, pa përfshirë dëmet bujqësore dhe në biznese që kanë bërë. Vlera e dëmeve sillet mbi 15 milionë euro sipas raportit preliminar, ende nuk kemi të dhëna të tjera në detaje, por është raporti preliminar”, ka thënë Nura.

“Rrogën e janarit e kamë dorëzuar në fond, kemi miq dhe dashamirë që po na ndihmojnë në këtë fond, mund të them se për një ditë e gjysmë sa ka ky fund që është hapur i kemi dikund mbi 100 mijë euro që janë vendosur, e që shpejtë do të bëhen publike”, ka thënë Nura.

(Kosova Sot Online)