Zhduket një 78 vjeçar: Shkoi për peshkim, dyshohet se është mbytur

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 09:28
Zhduket një 78 vjeçar: Shkoi për peshkim, dyshohet se është mbytur

Një 78 vjeçar është zhdukur në Fier, shkruan “Kosova Sot Online”.

I moshuari para dy ditë kishte dalur për peshkim ne plazhin e Semanit dhe nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Kurse, është duke u punuar për gjetjen e 78-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)