Zjarri te kazerma e FSK-së në Istog, policia jep detaje

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 13:10
Zjarri te kazerma e FSK-së në Istog, policia jep detaje

Sot një barakë është përfshirë nga zjarri afër kazermës së FSK-së në Dubravë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar.

Kurse, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes,

“Rreth orës 11:35 policia është njoftu për një zjarr te kazerma e FSK-së në Istog, konkretisht në Dubravë. Zjarri e ka kaplu një objekt ndihmës, një barakë. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Pejë.

(Kosova Sot Online)