Hajdari : Është rritur besimi për të investuar në Kosovë

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 14:53
 Hajdari : Është rritur besimi për të investuar në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka thënë se në Kosovë është rritur besimi për të investuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hajdari po ashtu ka theksuar se tregtia është në rritje.

Më tutje, ajo ka ftuar që të inkurajohen investitorët që të krijojnë vende të punës.

“Lajmi i mirë është që tregtia po rritet dhe po bëhet më e rregulluar si dhe pjesëmarrja e njerëzve drejtë tregtisë formale po rritet. Inkurajohen investitorët që të krijonë vende të punës”, është shprehur ajo.

“Vendi ynë ka marr hapa që promovojnë një mjedis të mirë për bizneset. Është rritur besimi për të investuar në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)