Gjykata vendos: 3 vite burgim të akuzuarit për falsifikim

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 16:20
Gjykata vendos: 3 vite burgim të akuzuarit për falsifikim

Aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë, e  ka shpallur Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I akuzuari R.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi do ta merr formën e prerë.

“I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale. Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompen e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtëtuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim”, njofton gjykata

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)