Berisha: Kuvendi nuk zhvillon punime pa diskutuar aferën e McGonigal

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 16:29
Berisha: Kuvendi nuk zhvillon punime pa diskutuar aferën e McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se vendi dhe paralmenti nuk do të kenë qetësi,  për sa kohë kryeministri Edi Rama nuk jep llogari për përfshirjen në aferën e ish zyrtarit të lartë të FBI, me të cilin është takuar disa herë, para nisjes së hetimit për lobimin e opozitës në Amerikë.

Në mbyllje të seancës plenare, në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se kushti kryesor, i opozitës është largimi i kryeministrit Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Kreu demokrat, e cileëoi ish zyrtarin e lartë të FBI, si një vrasës me pagesë, që ka marrë para nga kryeministri Edi Rama për të asgjësuar opozitën në Shqipëri. 

Lideri i opozitës solli në vemendje akt padinë e ShBA, për lidhjet e McGonigal me oligarkun rus dhe favorizimet që i janë bërë ish-zyrtarit të FBI, nga kryeministri, duke akuzuar Ramën se i ka shërbyer interesave të Moskës. 

Ndërsa Kjo çëhstje është në qendër të agjendës së PD, ish-kryeministri Berisha paralajmëroi se aksioni i radhës i opozitës do të jetë protesta. 

(Kosova Sot Online)