Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj sot Hovenierin

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 18:46
Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj sot Hovenierin

Sot e ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të shkurtër nga Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)