Si ndodhën dorëheqjet e emërimet brenda ditës në ShSKUK

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 21:21
Si ndodhën dorëheqjet e emërimet brenda ditës në ShSKUK

Në krye të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, u emërua në gusht të vitit të kaluar, si ushtruese e detyrës së drejtorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pranvera Zejnullahu-Raçi e cila për pesë muaj, ushtroi këtë detyre, paraqitjet e saj i pati të rralla.

E heshtur qëndroi edhe kur brenda hapësirave të QKUK-së, një grua shtatzënë u vra para klinikës së gjinekologjisë.


Ajo nuk u deklarua për media as kur një pacient vendosi të hidhej nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK.

E pas gjithë këtyre rasteve qe ne publik u vlerësuan si skandale, ajo gjatë së enjtes, vendosi të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

Arsyet e dorëheqjes se Raçit, akoma nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, pas një dorëheqje të tillë, bordit të ShSKUK-së, nuk iu desh shume kohe për te gjetur zëvendësimin.

Kjo pasi në vend të saj, nga ky bord u emërua Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të ShSKUK-së.

Keto zhvillime brenda QKUK’se një gazetar qe mbulon shëndetësinë, po i vlerëson si te orkestruara.

Gjate së mërkurës u shkarkua nga detyra edhe kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, ndërkaq  edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi dha dorëheqje.

(Kosova Sot Online)