Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të jetë në Gjermani

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 09:59
Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të jetë në Gjermani

Avokati mbrojtës i të moshuarës, që u rrah në qendrën e të moshuarve “Orenda”, në Pejë, ka treguar se e dyshuara për këtë rast Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Selimaj ka thënë se prokuroria ende nuk i ka kryer hetimet.

Po ashtu, Selimaj ka shtuar se nëse Pelaj nuk paraqitet në gjykatë, merren masat për lëshimin e urdhër arrestit

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha Selimaj për Euronews Albania.

(Kosova Sot Online)