Torturuan nënë e djalë për 5 mijë euro, arrestohet një person

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 12:43
Torturuan nënë e djalë për 5 mijë euro, arrestohet një person

Një 32-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi ka grabitur një banesë në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një shqiptar bashkë me dy persona tjerë bastisën dje banesën ku jetonte një 60-vjeçar bashkë nënën.

Tre grabitësit hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit nga një dritare, ndërsa më pas i dhunuan dhe lidhën gojën, ndërsa i vodhën një shumë parash.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 euro dhe një çek me vlerë 3500 euro dhe një celular. Policia po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve.e

(Kosova Sot Online)