Manxhuka sulmon LDK-në: Po i vjedhin idetë e VV’së për të bërë opozitarizëm

  • S.A /
  • 27 January 2023 - 13:05
Manxhuka sulmon LDK-në:  Po  i vjedhin  idetë e VV’së  për të bërë opozitarizëm

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, peretndon se  aksioni i Forumit Rinor të LDK-së është kopjuar nga një aksion i mëhershëm i partisë së tij, duke thënë se ata janë “hajna tipikë” që vjedhin idet e huaja për të bërë opozitë, përcjell "Kosova Sot Online ".

Manxhuka tha se ka vdekur kauza e tyre për të krijuar Zajednicën.

 

 “Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipikë. Hajna..Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”. Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””, ka shkruar Manxhuka në Facebook, duke shpërndarë disa fotografi të aksionit të tyre të mëhershshëm.

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online )