Mujanoviq: Kosova duhet të këmbëngulë që të mos e pranojë Asociacionin

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 16:00
Mujanoviq: Kosova duhet të këmbëngulë që të mos e pranojë Asociacionin

Që të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shtrënguar Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa kryeministri Albin Kurti i druhet pranimit të një mekanizimi të tillë, duke thënë se Kosovës në esencë po i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për asociacion njëetnik.

Politologu boshnjak, Jasmin Mujanoviq sugjeron që kosovarët të pranojnë krejt pasojat e mundshme që mund të vijnë me refuzimin e tij për të mos paguar më vonë faturën që paguajnë sot boshnjakët të krijimit të një etniteti serb.


“Mendoj se ia vlen të vuash për të parandaluar Asociacionin, efektet afatgjata të së cilës në Kosovë do të ishin kanceroze”, thotë Mujanoviq.

Edhe pse deklaratat e fundit të dy emisarëve, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, se Asociacioni assesi s’do të ketë kompetenca ekzekutive, Mujanoviq thotë se ai është modeluar qartë me formulën që u riorganizua Bosnja pas përfundimit të luftës.


Për më tepër, ai thotë se Kosova duhet të këmbëngulë që të mos e pranojë Asociacionin edhe hir të sigurisë së rajonit.

Deklaratat e fundit të Escobarit mbi Asociacionin dhe përmendja e “partnerëve alternativë” nëse Kurti refuzon të themelojë atë, Mujanoviq po i sheh si kërcënime të holla ndaj Kurtit.

Ndërkaq, për planin e BE-së, i njohur si franko-gjerman, Mujanoviq thotë se është i dobët pasi s’ka njohje. Ai thekson se po ashtu Serbia do ta pranojë atë vetëm nëse e sheh se po e refuzon pala kosovare.  Sipas tij, Kosova është ajo që humbet më së shumti po e pranoi këtë plan.

(Kosova Sot Online)