Hill tergon nëse ka lidhje me fushatën kundër produkteve serbe

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 18:24
Hill tergon nëse ka lidhje me fushatën kundër produkteve serbe

Në Kosovë është organizuar një fushatë për bojkotimin e produkteve me origjinë nga Serbia, pas zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës dhe kërcënimeve të Vuçiqit me luftë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dikush që është pjesë e kësaj fushate kishte realizuar edhe një video në të cilën shihej duke hapur produkte të Serbisë e në paketimet e të cilave kishte plumba.

Një fushatë e tillë kishte nxitur edhe reagime të shumta në Serbi. Ndërkohë në këtë kohë kur po zhvillohet një fushatë kaq e madhe kundër produkteve serbe, Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar një video në të cilën promovohet tregu i hapur i produkteve.

Por a ishte kjo një përgjigje ndaj fushatës në Kosovës kundër produkteve serbe. Për këtë ka folur ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill. Ai ka thënë se një gjë të tillë duhet ta gjykojnë shikuesit.

“Ne besojmë në shkëmbimin, në ndërveprimin paqësor të komuniteteve. Nëse do të ketë ndonjë reagim, do ta lë në dorën tuaj dhe shikuesve të tjerë”, ka thënë ambasadori amerikan për agjencinë Beta.

(Kosova Sot Online)