Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e thirrur nga Ambasada amerikane

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 18:50
Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e thirrur nga Ambasada amerikane

Në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, tha Kupina.


Në këtë takim janë të ftuar nga opozita, shoqëria civile dhe politikanë.


(Kosova Sot Online)