Kurti flet për zhvillimet e fundit, përmend Presidentin Biden

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 19:12
Kurti flet për zhvillimet e fundit, përmend Presidentin Biden

Kryeministri Albin Kurti  ka shpalosur qëndrimet e tij për zhvillimet e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se dokumenti asnjëherë nuk i është prezantuar në formë të ultimatumit “merre ose lëre”, por si  platformë për bisedime.  

Kreu i Qeverisë e pranon se ka presion për Asociacionin, dhe e di se emisari amerikan Gabriel Escobar qëllimshëm e ka organizuar takimin ku do të diskutohet kjo temë, pa e ftuar atë.

Për Escobarin duket se ka më së shumti porosi. E quan gabim të madh  “heqjen e  njohjes reciproke nga plani, për ta vendosur aty Asociacionin”.

Sipas shefit të Qeverisë, kjo është kundër asaj që ka kërkuar Presidenti Biden.

Një telefonatë nga Amerika nga këshilltari Derek Chollet para tre ditësh, me të cilën Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit iu kërkua t’i çojë përpara bisedimet për Asociacionin dhe ta pranojë Planin franko gjerman, nuk ka qenë një ultimatum.

Kështu së paku tha kryeministri Albin Kurti të premten kur vendosi të bëhet pak më transparent për bisedimet Kosovë -Serbi, për të cilat kryesisht nuk ndan shumë me opinionin.


(Kosova Sot Online)