Kontrollimi teknik i veturave do të monitorohet me kamerë

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 20:09
Kontrollimi teknik i veturave do të monitorohet me kamerë

Se është miratuar udhëzimi administrativ për kontrollimin teknik të automjeteve,  ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aliu ka shkruar në Facebook se përmes këtij udhëzimi janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve dhe procedurave tjera në përgjithësi.

“Gjatë kontrollimit teknik të automjetit do të bëhet monitorimi me video kamerë nga ministria apo subjekti i autorizuar, me ç’rast do të sigurohen pamje nga fillimi i procedurës deri në përfundim të kontrollimit teknik të automjeteve, me qëllim të monitorimit të rezultateve të matjeve të automjeteve me linjë teknologjike. Do të përdoren pajisje për matjen e gazrave serrë dhe matjen e komponentëve të paqëndrueshme organike në automjete, në mënyrë që të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit dhe ndotjes së ajrit, duke kontribuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike. Viti 2023 do të shënojë një kthese të rëndësishme e të dobishme për digjitalizimin e shërbimeve elektronike për infrastrukturë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)