Daçiq me Hill: Serbia e interesuar për rritjen e bashkëpunimit strategjik

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 20:40
Daçiq me Hill: Serbia e interesuar për rritjen e bashkëpunimit strategjik

Sot ministri Ivica Daçiq është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka njoftuar ministria e Jashtme e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se Daçiq ka deklaruar gjatë takimit se Serbia e ka orientim strategjik rritjen e bashkëpunimit me SHBA-në në të gjitha fushat të interesit të ndërsjellë.

“Rritja e bashkëpunimit me SHBA në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë është orientimi strategjik i Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, mes temave në tryezën e diskutimit, kanë qenë edhe udhëtimi i Daçiq në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, ku paralajmërohen takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan.

(Kosova Sot Online)