Shala: Martin Berishaj ka kryer vepër penale

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 21:19
Shala: Martin Berishaj ka kryer vepër penale

Presioni e ka sjellë ambasadorin Martin Berishaj në komision hetimor parlamentar, ka deklaruar anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin Martin Berishaj, Ferat Shala, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti Shala ka shpjeguar detaje nga intervistimi i Berishajt, që ishte zhvilluar në komisionin hetimor.

Deputeti ka deklaruar se ai nuk e ka thënë të vërteten rreth transaksioneve me kompaninë nga Beogradi GEN-I dhe me këtë, ka thënë ai, ambasadori Berishaj ka bërë vepër penale.

“Martin Berishaj nuk e ka thënë të vërtetën sa i përkete bashkëpunimit të tij me kompanin GEN-I, ai realizoj transaksione bankare në kohën kur ishte nën hetim nga komisioni parlamentar. Berishaj ka bërë vepër penale kur nuk ka thënë të vërtetën. Arroganca dhe përbuzja e komisionit hetimor është përgjegjësi e tyre. Ne kEmi bërë punën tonë, kemi bërë raportin i cili nuk është votuar nga LVV, por në fund pasojat do t’i bartin vetë ata, ngase tashmë dihet pothuajse i gjithë zingjiri i përfshirjes në këtë skandal”, ka pohuar anëtari i komisionit hetimor parlamentar Ferat Shala.


Në anën tjetër Shala i ka quajtur përpjekje të kota dhe me qëllim të zbehjes së skandalit pohimet e deputetëve të LVV se ambasadori Berishaj ka lidhje me PDK. 

(Kosova Sot Online)