Fushë Kosovë: Një burrë plagos dy femra

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 12:31
 Fushë Kosovë: Një burrë plagos dy femra

Një burrë sot ka plagosur dy gra në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të plagosurat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot Online)