Vjosa Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 17:40
Vjosa Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të Çekisë, Petr Pavel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja ka thënë se mezi pret të fillojë të punoj me presidentin çek.

Osmani i ka uruar suksese Pavel në rolin e tij të ri president.

“Urime@general_pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke”.

“Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta”

“Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)